Konfirmohet paraburgimi për Artan Grubin

nga Redaksia

Shkup, 24 dhjetor – Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30 ditor.

Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, caktoi paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”.

Vendimi, u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More