Kongresi më 9 maj: VLEN-i shpall orientimin pro-evropian

Nga I.A
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Deklarata e njërit nga liderët e VLEN-it Bilall Kasamit se kongresi i parë i VLEN-it pritet të mbahet më 9 maj, në Ditën e Evropës, nuk është thjeshtë një njoftim i zakonshëm mbi datën e një ngjarjeje politike, por kjo duket që është një simbolikë e fortë politike për orientimin e anëtarëve dhe udhëheqësve të partive, shkruan Zhurnal.

Simbolika e Ditës së Evropës 

Zgjedhja e 9 majit si datë për kongresin e parë të VLEN-it është një akt me porozi të qartë të bashkimit, në këtë rast bashkimit tëpesë partive dhe shndërrimit në një të vetme. 

Dita e Evropës përkujton fillimin e projektit të integrimit evropian, një vizion i paqes dhe bashkëpunimit pas Luftës së Dytë Botërore në kontinent. 

Për një subjekt politik që synon të afirmohet si alternativë moderne dhe pro-evropiane, kjo datë është një shenjë e qartë e orientimit strategjik. Me zgjedhjen e kësaj date për shpalljen zyrtare të partisë, VLEN-i dëshiron të identifikohet me vlerat e demokracisë, integrimit dhe perspektivës evropiane.

Kasami sqaroi se vendimi nuk është ekskluzivisht i tij, por i pesë liderëve që duhet të arrijnë konsensus. Ky detaj është i rëndësishëm, sepse tregon natyrën kolektive të strukturës së VLEN-it dhe mënyrën e bashkëpunimit dhe vendimarrjes sëudhëheqësve të saj.

“Një ndër propozimet është edhe Dita e Evropës, më 9 maj. Pra, nuk jam unë ai që vendos ekskluzivisht, janë pesë liderë që, me konsensus, duhet të vendosin për shumë çështje”, ka deklaruar, Bilall Kasami, një nga liderët e VLEN-it në intervistë për Alsat. 

Vendosja e kongresit në Ditën e Evropës është një porosi i drejtpërdrejtë për elektoratin shqiptar dhe më gjerë, me të cilën VLEN-i synon të paraqitet si forca që e lidhë politikën e brendshme dhe synimet me perspektivën evropiane. 

Në një kohë kur integrimi në BE është ende një proces i ngadalshëm dhe shpesh i bllokuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ky akt është një përpjekje për të kapitalizuar mbi aspiratat e qytetarëve për një të ardhme evropiane.

Nga ana tjetër, zgjedhja e një date simbolike mund të shihet edhe si strategji për të fituar vëmendje mediatike dhe për të dalluar kongresin nga aktivitetet rutinë të partive politike.

Sfida e kongresit të parë 

VLEN-i si një projekt politik i ri ka nevojë të pozicionohet qartë. Duke e lidhur kongresin me Ditën e Evropës, veçse bëhet një veprim i tillë. Betonon se është një alternativë e re, e orientuar drejt reformës dhe integrimit në bllokun evropian.

Kjo e bënë të qartë se e është një subjekt politik që e sheh të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut brenda familjes evropiane. Ky është një akt i vigjilent në politikë, pasi simbolika e datës përdoret si instrument për të ndërtuar identitetin e subjektit.

Megjithëse data ka rëndësi simbolike, sfida e vërtetë e VLEN-it do të jetë përmbajtja e vendimeve në këtë kongres. A do të arrijë ky subjekt të artikulojë një platformë të qartë, të besueshme dhe të dallueshme nga partitë e tjera? A do të mund të shfaqet si një alternativë reale për elektoratin shqiptarë që për vite kanë qenë të zhgënjyer?

Nëse VLEN-i do të arrijë që të shndërrojë këtë simbolikë në një platformë konkrete që i flet qytetarëve me besueshmëri dhe qartësi, natyrisht që ky subjekt politik do të ngulitet si projekt afatgjatë në Maqedoninë e Veriut, në të kundërtën do të jetë kalimtar, sepse elektorati kërkon rezultate dhe ai di që të zhvendoset sa herë mbetet i paknaqur. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër