Konjufca nga forumi në Dubrovnik: Përfaqësova qëndrimin e Kosovës lidhur me rajonin, diskutuam për sfidat e Ballkanit

Nga Xh M
1,412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dubrovnik, 27 qershor Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkruar për forumin e mbajtur në Dubrovnik, ku janë takuar përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar ‘’mbi rendin e ri ndërkombëtar’’.

Konjufca, në postimin e tij, ka thënë se ai ka përfaqësuar qëndrimin e Kosovës për çështjet që prekin rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane.
‘’ Po ashtu, mora pjesë në panelin “The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together”, ku diskutuam për sfidat e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e rajonit të ndërtohen mbi parime, jo mbi shtyrje të pafundme’’, ka shkuar mes tjerash Konjufca.

Në forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, ku u mblodhën përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar mbi rendin e ri ndërkombëtar, pata rastin të përfaqësoj qëndrimin e Kosovës për çështjet që prekin rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane.

Postimi:

Në margjinat e forumit zhvillova një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman. Kroacia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës. Biseduam për marrëdhëniet tona shumë të mira, për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme kroate ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë NATO-n dhe Këshillin e Evropës.

E falënderova Ministrin Radman për mikpritjen në Dubrovnik, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe për përkrahjen e qartë që Kroacia i ka dhënë Kosovës në momentet e saj të rëndësishme.

Po ashtu, mora pjesë në panelin “The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together”, ku diskutuam për sfidat e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e rajonit të ndërtohen mbi parime, jo mbi shtyrje të pafundme.

Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe për vendin që i takon në familjen euroatlantike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër