Konsultimet midis qeverisë dhe UNESCO-s për korridorin 8 vazhdojnë edhe me vizitë

Nga B.M
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit tëUNESCO-s për segmentin në zonën e mbrojtur tek Liqeni i Ohrit do të vazhdojnëdhe me një vizitë të përfaqësuesëve të institutionit në fjalë muajin e ardhshëm nëvend, njoftoi sot Kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan Zhurnal.mk.

Ai u tha sot gazetarëve gjatë një vizite në komunën e Strugës se delegacioni i UNESCO-s do të vjen në Maqedoni të Veriut në Maj dhe do të vizitojë segmentin e korridorit 8 nga fshati Trebenishtë të komunës së Debërcës deri në bjeshkët QafëThanë tek kufiri me Shqipërinë.

Mickoski përsëriti sot se varësisht nga gjetjet përfundimtare në konsultim me UNESCO-s, qeveria do të gjejé një zgjidhje për këtë segment, gjithnjë duke respektuar rregullat e ruatjesë së trashëgimisë kulturore dhe ruajtjesë së ambientit në këtë zonë.

“Lidhur me trasenë, nëse nuk do jetë ajo, ne do të gjejmë zgjidhje për një trase tjetër e cila nuk do t’i shkelë rekomandimet, dhe këtë e them gjithnji. Për këtë situatë nuk jam edhe aq i shqetësuar, sepse kemi zgjidhje,” tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër