Kontribut në forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, Nufi vlerëson Atasheun Ushtarak të Turqisë

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vlerësoi Atasheun Ushtarak të Turqisë në Shqipëri, Kolonel Tolga Kip, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në përmbyllje të mandatit të tij në vendin tonë, Kolonel Tolga Kip u vlerësua me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri theksoi se, Shqipëria dhe Turqia, aleate në NATO dhe partnere strategjike, vijojnë të ndërtojnë një bashkëpunim të ngushtë, të bazuar në besim të ndërsjellë dhe mbështetje konkrete për modernizimin e Forcave të Armatosura, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, trajnimin e personelit dhe koordinimin në kuadër të misioneve ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër