Kontrolle në plazhet e Himarës për respektimin e hapësirave publike

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Në zonat bregdetare vijojnë kontrollet për garantimin e përdorimit të rregullt të hapësirave publike dhe respektimin e standardeve të administrimit të plazheve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “në Himarë vijojnë inspektimet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkitë për respektimin e hapësirave publike në plazhe”.

“Ndërkohë, një rampë ekologjike e re po përmirëson aksesin në plazhin e Himarës për personat me aftësi ndryshe, duke e bërë bregdetin më gjithëpërfshirës”, tha Gonxhja.

Këto kontrolle synojnë një menaxhim më efikas të plazheve publike, garantim të aksesit të lirë për pushuesit dhe respektimin e standardeve të përcaktuara për sezonin veror.

AKB do të vijojë monitorimin përgjatë vijës bregdetare, me prioritet mbrojtjen e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe turistët që zgjedhin bregdetin shqiptar gjatë muajve të verës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër