KORE E JUGUT – Eksportet në nivele rekord falë bumit të IA

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Seul, 01 tetor, Zhurnal.mk – Eksportet e Koresë së Jugut u rritën ndjeshëm gjatë muajit shtator, të nxitura nga kërkesa e vazhdueshme globale për inteligjencën artificiale, treguan sot të dhënat e qeverisë.

”Eksportet u rritën me 83,5% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke arritur një rekord prej 120,9 miliardë dollarësh”, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Burimeve.

Eksportet e gjysmëpërçuesve kaluan për herë të parë shifrën prej 60 miliardë dollarësh.

Çipat tashmë përbëjnë rreth gjysmën e eksporteve totale të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut është vendi ku kanë selinë “Samsung Electronics” dhe “SK Hynix”, dy prej prodhuesve kryesorë në botë të çipave të memories.

Ndërkohë, importet u rritën shumë më ngadalë, me 26% krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Si rezultat, Koreja e Jugut regjistroi për muajin një suficit tregtar rekord prej 49,9 miliardë dollarësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër