Korrja e grurit në Myzeqe/ Fermerët të kënaqur me prodhimin, por jo me çmimin që ofrojnë pikat e grumbullimit

Nga Xh M
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Myzeqe, 28 qershor Zhurnal.mk – Në fushën e Myzeqesë ka nisur prej disa ditësh korrja e grurit. Edhe pse ky vit ka qenë i mbarë dhe ka sjellë një prodhim cilësor që arrin deri në 6 kuintal për dynym, fermerët janë të zhgënjyer pasi përballen me çmime jo të kënaqshme për ta.

Shqetësimi kryesor i prodhuesve mbetet çmimi i shitjes në pikat e grumbullimit, i cili aktualisht është vetëm 30 mijë lekë të vjetra për kuintal.

Fermerët e konsiderojnë këtë vlerë tejet të ulët dhe të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e sezonit. Kostot e rritura ndjeshëm të imputove bujqësore, që nga pesticidet e deri te plehrat kimike, i nxjerrin ata me humbje.

​Për shkak të interesit të ulët ekonomik, po vihet re një tendencë masive e braktisjes së kësaj kulture nga fermerët e vegjël.

Të vetmit që kanë arritur të mbjellin dhe të menaxhojnë sipërfaqe më të mëdha janë disa fermerë të cilët kanë bashkuar tokat dhe mjetet për të ulur sadopak shpenzimet për të mbijetuar në treg.

Fermerët ankohen gjithashtu se kriteret e përfitimit të subvencioneve këtë vit janë bërë akoma më të vështira dhe më të ndërlikuara se një vit më parë, duke lënë shumë prej tyre jashtë skemave të ndihmës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër