Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE

Nga D. V.
1,505 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shprehur optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit europian.

Duke folur gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër