Kosova renditet e 88-ta në indeksin e sigurisë kibernetike me 50 pikë

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Kosova është renditur në vendin e 88-të në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 50.00 pikësh, sipas të dhënave të paraqitura në publikimin e indeksit, ndërsa, Shqipëria është renditur e para në listë me 98.33 pikë.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

NCSI vlerëson kapacitetet e shteteve për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhimin e incidenteve në këtë fushë.

Në tabelën e publikuar, Kosova figuron me 50 për qind përmbushje të kritereve të NCSI-së.

Në kategoritë e paraqitura në grafik vërehen rezultate të ndryshme në fusha si politika e sigurisë kibernetike, edukimi, kërkimi dhe zhvillimi, infrastruktura kritike, ndërgjegjësimi, siguria personale, reagimi ndaj incidenteve kibernetike, menaxhimi i krizave, policia dhe kapacitetet ushtarake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër