Kosova u largua nga grupi i vendeve me situata të brishta, Kurti thotë se normalizimi po ndodh pas 16 vjetëve

nga D. V.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtë dhe Konflikti (FCS/FCV), duke njohur përparimet e vendit në stabilitetin makro-financiar dhe forcimin e institucioneve.

Ky vendim i rëndësishëm vjen pas një njoftimi të ngjashëm nga Banka Botërore, e cila gjithashtu ka përjashtuar Kosovën nga kjo kategori.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pas 16-vjetëve Kosova normalizohet ndërkombëtarisht.

“Pas 16 vjetëve, Kosova normalizohet ndërkombëtarisht si shtet stabil demokratik me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, sipas vlerësimit edhe të FMN-së pas atij të BB-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përshëndetur fuqishëm këtë vendim, duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore për njohjen e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More