KQZ-ja certifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Nga D V
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë do të mbajë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit, mbledhja nis në orën 11:00, ndërsa në rendin e ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Ndryshe, më 27 qershor KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër