Velipoja në prag sezoni turistik me mungesë punëtorësh, operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Nga Xh M
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Velipojë, 10 maj Zhurnal.mk – Në prag të sezonit turistik, plazhi i Velipojës po përballet sërish me mungesë të fuqisë punëtore, një problem që vijon të mbetet shqetësues për operatorët turistikë në zonë. Sipas tyre, kërkesa kryesore është që stafi të sigurohet nga punëtorë vendas, por situata në terren mbetet e vështirë dhe e përsëritur nga viti në vit.

Operatorët turistikë shprehen se mungesa e punonjësve po ndikon drejtpërdrejt në përgatitjet për sezonin dhe në cilësinë e shërbimit që pritet t’u ofrohet pushuesve. Ata theksojnë se pa ndërhyrje dhe politika mbështetëse, kjo problematikë rrezikon të thellohet edhe më tej gjatë muajve të verës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga bizneset e zonës lidhet me gjendjen e infrastrukturës rrugore, veçanërisht rrugëve dytësore në Velipojë, të cilat sipas tyre janë të amortizuara.

Operatorët kërkojnë investime nga Bashkia e Shkodrës, duke theksuar se edhe vetë turistët shpesh ankohen për kushtet e rrugëve dhe aksesin në zonë.

Velipoja mbetet një nga plazhet më të frekuentuara në vend, por operatorët dhe bizneset lokale apelojnë për më shumë vëmendje nga pushteti vendor, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e një sezoni turistik më cilësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër