KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur nisjen e Programit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në kuadër të këtij programi, KQZ mirëpret përfaqësues dhe ekspertë zgjedhorë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, të cilët do të vëzhgojnë nga afër gjithë procesin zgjedhor.

Sipas KQZ-së, prania e vëzhguesve ndërkombëtarë kontribuon në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit publik në proceset demokratike në vend.

Në program marrin pjesë vëzhgues nga Turqia, Lituania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria si dhe nga organizata ndërkombëtare International IDEA.

artikuj të ndërlidhura