Kreu shtetëror në pritje tradicionale te kryepeshkopi i KOM-AO, z.z. Stefan

Nga B.M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi z.z.Stefan, sot me rastin e ditës së emrit, tradicionalisht në rezidencën e tij do të organizojë pritje për kreun shtetëror.

Siç informon zyra e kreut të KOM-AO, në pritje janë ftuar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.

Në pritjen do të marrin pjesë edhe mitropoliti i Bregallnicës Ilarion dhe mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit Josifi.

Kisha kremton protomartin e shenjtë Stefan, i pari që vuajti për besimin e krishterë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër