Krizë me mbetjet/ Komuna pa kuadër dhe pa njohuri për menaxhim

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj Zhurnal.mk – Mbeturinat komunale janë problemi më i madh sa i takon krijimit të deponive të paligjshme dhe menaxhimit me mbetjet. Kryetari i Asociacionit të Maqedonisë për Menaxhim me Mbeturina Inerte Mihail Matevski thotë se nëpër komuna mungon kuadri dhe njohuria për menaxhim me mbeturinat.

“Me te dobët jemi në menaxhimin e mbeturinave komunale. Sa i takon mbetjeve industriale ato në masë të madhe zgjidhen ose menaxhohen. Edhe sa i takon kompanive dhe bizneseve, masave tradicionale të paketimit funksionon ne përgjithësi mirë. Më të dobët jemi në menaxhimin e mbetjeve qe vinë nga qytetarët. Këtu sigurisht duhet të rriten kapacitetet e ndërmarrjeve komunale, kryesisht në pjesën operative ku qëndrojmë shumë keq. Mungojnë njerëz, mungojnë njohuri, mungojnë edhe pajisje teknike të punës. Në nivel shtetëror parimore kemi hapjen e qendrave rajonale, ndërsa në nivel lokal rritjen e kapaciteteve të punës të ndërmarrjeve komunale”-tha Mihail Mateski, kryetar i Asociacionit të Maqedonisë për Menaxhim me Mbeturina Inerte

Matevski shton se është gjë e mirë i krijimi i deponive rajonle dhe trajtimi i mbeturinave si burime energjie. Ndërkaq Ministri i Mjedisit Jetësor Muhamet Hoxha tha se komunat tashmë po furnizohen me pajisje dhe mekanizma bashkëkohorë për menaxhimin e mbeturinave.

“Qëllimi jonë është i qartë të kalojmë gradualisht nga modeli i deponimit drejt modelit te ekonomisë qarkulluese ku mbeturinat do të trajtohen si burim dhe jo si problem. Në këtë proces tashmë janë siguruar mjete financiare dhe mbështetje e fuqishme nga partnerët tanë ndërkombëtar”-tha Muhamet Hoxha, Ministër i Mjedisit Jetësor

Vendi prej vitesh përballet me problemin e deponive të paligjshme dhe sistemin e vjetërsuar të menaxhimit të mbeturinave. Sistemi i seleksionimit të mbeturinave mbetet ende në nivel të ulët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër