Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Në Maqedoni së shpejti duhet të fillojë procesi për futjen e matësve të mençur, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov, në emisionin “Studio e natës” në 4TV.
Siç thekson Ristov, KRRE po përgatit një raport për Qeverinë pas të cilit do të duhej të fillonte procedura për furnizim dhe futje të matësve smart në të gjithë shtetin.
Matësit e mençur duhet t’u mundësojnë familjeve të ndjekin më saktë konsumin dhe çmimin e energjisë elektrike në periudha të ndryshme.
“Që të mundeni në çdo kohë të dini sa është çmimi i energjisë elektrike, sa konsum keni, kur të ndizni, kur të fikni”, shpjegon Ristov.
Teknologjia, sipas tij, do të ishte veçanërisht e rëndësishme në kushte kur ndryshon prodhimi nga burimet e ripërtëritshme dhe kur tarifat mund të varen më shumë nga koha e konsumit.
Në afat të gjatë, matësit e mençur mund të jenë pjesë edhe e një sistemi më të gjerë në të cilin familjet me panele fotovoltaike, bateri dhe automjete elektrike do të mund të menaxhojnë më efikas energjinë e tyre.
