Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Irlandës për Kosovën, Almqvist

Nga D. V.
705 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me rastin e shënimit të Ditës së Shën Patrikut.

“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin për këtë festë dhe theksoi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Irlandës. Ai e falënderoi Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës, përfshirë vendimin për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike, si dhe për përkrahjen në proceset e integrimit evropian, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, thuhej në njoftim.

Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, për ndarjen e përvojave të Irlandës në angazhimin me diasporën, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër