Kryeministri Mickoski në takim me shefin e diplomacisë Budrys diskutuan për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet evropiane

Nga D. V.
1,501 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot zhvilloi një takim zyrtar me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë, Kęstutis Budrys.

Në takim, fokusi ishte vendosur mbi disa pika kyçe me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Mickoski, përmes rrjeteve sociale, informoi për detajet dhe temat që u hapën gjatë bisedimeve me shefin lituanez të diplomacisë.

“Gjatë ditës së sotme realizova takim me Kęstutis Budrys, ministër i punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë. Në takim biseduam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve mike, thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për çështjet aktuale rajonale dhe evropiane”, njoftoi kryeministri.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e ndërtimit të mëtejshëm të lidhjeve më të forta mes Shkupit dhe Vilniusit.

Siç theksoi Mickoski, në takim edhe një herë u evidentua mbështetja e fuqishme e ndërsjellë për rrugën evropiane.

“E konfirmuam përcaktimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit, të bazuar në besim të ndërsjellë, bashkëpunim dhe vlera të përbashkëta, me mbështetje të fortë për perspektivën evropiane”, shkroi Mickoski në publikimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër