Kryeministri thotë se opozitarët po tentojnë të destabilizojnë vendin përmes protestave të studentëve

Nga D. V.
584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 Prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristija Mickoski, sot tha se përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare me pjesmarrjen e tyre në protestën e djeshme në Shkup të studentëve të juridikut për çështjen e provimit të jurisprudencës, sikur po tentojnë që të destabilizojnë vendin.

Ai tha sot pjesmarrja e funksionerëve të lartë e aktivistëve politik shqiptarë i kanë dhënë edhe një “konotacion politik” protestës.

“Ne i kemi informuar aleatët tanë në NATO si dhe brenda Bashkimit Evropian për përpjekjen e opozitës për të krijuar destabilizim në një mënyrë të caktuar. Mendoj se kjo nuk ka marrë miratimin e përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai kur u pyet për protestën e djeshme në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër