Kryeparlamentari Gashi: Bashkëbisedim i veçantë me studentët nga Kolegji Amerikan

Nga D. V.
831 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë nga Kolegji Amerikan, ku janë diskutuar çështje lidhur me punën e institucionit ligjvënës dhe sfidat e përditshme të politikës.

“Biseduam hapur për punën tonë në Kuvend, sfidat e përditshme dhe rolin që ka komunikimi në politikë. Më la mbresa energjia, idetë dhe këndvështrimet e tyre të drejtpërdrejta,” ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të të rinjve në jetën publike, duke vlerësuar shkëmbimin e përvojës me studentët si një element të rëndësishëm.

“Gjithmonë kënaqësi të ndash përvojën me të rinjtë të angazhuar,” u shpreh kryeparlamentari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër