Kryeshefi i Shtatmadhorisë gjermane, gjenerali Brojer për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Karsten Brojer, po qëndron për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, përcjell Zhurnal.mk.

Delegacioni i lartë i Forcave të Armatosura gjermane, i udhëhequr nga gjenerali Brojer, do të zhvillojë takime me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Vizita pritet të fokusohet në avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, modernizimin e kapaciteteve ushtarake, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe çështje të tjera me interes të përbashkët në fushën e sigurisë.

Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Maqedonisë së Veriut në sektorin e mbrojtjes, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin dhe modernizimin e Armatës, si dhe për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

artikuj të ndërlidhura