Kryetari i Strugës, Mendi Qyra në “Tourism Fair Albania 2026” Iceberg Exhibitions

Nga B.M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 11 shkurt – Në kuadër të pjesëmarrjes së Komunës së Strugës në panairin ndërkombëtar në Tiranë, Kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra mori pjesë në panel-diskutimin me temë: “Pozicionimi i destinacioneve: Nga imazhi te ndikimi real!”.

Në fjalën e tij, Qyra foli për potencialin turistik të Strugës – bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, traditën e pasur dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Ai theksoi se Struga ka kapacitetin të jetë një destinacion i njohur rajonal që ofron një përvojë autentike për vizitorët.

Kryetari Qyra gjithashtu u bëri thirrje publike të gjithë operatorëve dhe agjencive turistike që ta përfshijnë Strugën në paketat e tyre turistike, me qëllim avancimin e përbashkët të ofertës dhe rritjen e dukshmërisë së qytetit në hartën turistike rajonale dhe ndërkombëtare.

Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar për promovim aktiv, pozicionim strategjik dhe krijimin e ndikimit real përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve konkrete në sektorin e turizmit.

https://www.facebook.com/share/p/1GU1nZq5iQ/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër