Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga

Nga D. V.
1,749 e lexuar
A+ A-
Rivendos
Prizren, 30 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga ka përfunduar edhe babai i tij.

Arrestimi i babait të të dyshuarit ka ardhur pasi sipas kësaj prokurorie, dyshohet se ai nuk i ka dhënë ndihmë viktmës, pas therjes me thikë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njfotim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të Dragashit dhe sipas organit të akuzes, viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë).

Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër