Tiranë, 22 maj, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në orët e mesditës e pasdites.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale afatshkurtra reshjet në zonën e lindjes në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 16m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/25 | Diell re |
| Kukës | 15/28 | Diell re shi |
| Lezhë | 15/28 | Diell re |
| Dibër | 12/25 | Diell re shi |
| Durrës | 15/28 | Diell re |
| Tiranë | 15/29 | Diell re |
| Elbasan | 14/29 | Diell re shi |
| Berat | 13/29 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/29 | Diell re |
| Korçë | 10/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/28 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/27 | Diell re |
