Kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi do të vlejë në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës.

Sipas ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme.

Ndërkohë, këto automjete do të mund të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe shoferëve që ta respektojnë masën dhe t’i planifikojnë udhëtimet e tyre sipas orarit të përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër