Kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë

Nga D. V.
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten, më 20 gusht, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me peshë mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër