“Kur t’ju bëhet boll, kallëzoni”, “A doni me shku edhe në deti” – përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë para Kuvendit

nga D. V.

Përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile po protestojnë sot para Kuvendit, pak minuta para se të nis seanca konstituive për të 37-në herë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Kur t’ju bëhet boll, kallëzoni”,  “Juve jo, por neve po na e nin”, “A doni me shku edhe në deti”, “Shteti në pauzë”, “Kompromisi është baza e demokracisë”, “Boll i shërbyet partive, shërbeni shtetit”, “Konkurs për deputetë të ri”, “Cirku i Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, sot për të 37-në dështoi konstituimi i Kuvendit.

Vendi është në ngërç politik, gjersa partitë politike nuk po bien në ujdi për kreun e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Foto: KP

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More