Kurti i shkruan Bedri Hamzës, por thotë se oferta që kishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në

Nga D. V.
121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk –  Kryeministri, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit pa rezultat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri Abdixhikut.

Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut.

Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërroj vendet me Kryetaren e kuvendit nga radhët e LVV-së.

Pas shterimit të mundësive me LDK, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tash çka është e mundur që të ecim përpara”, tha Kurti.

Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në.

“Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja”, tha Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër