Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të KOSTT: Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur

Nga D V
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorin e themelimit të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut – KOSTT.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në fjalën e tij, Kurti tha se themelimi i KOSTT-it në vitin 2006 ishte një moment vendimtar në reformimin dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

“Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur, profesional dhe të besueshëm, me përgjegjësi thelbësore për sigurinë e sistemit elektroenergjetik, funksionimin e tregut të energjisë elektrike dhe integrimin e sistemit të Kosovës në ato rajonale dhe evropiane.Sot, 20 vjet më vonë, mund të themi se KOSTT-i është një prej tregimeve të suksesshme të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se në vitin 2020, hyrja në fuqi e Marrëveshjes së re të Kyçjes me ENTSO-E dhe fillimi i operimit të KOSTT-it si zonë e pavarur rregulluese, e menjëherë më pas dy muaj më vonë edhe në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë–Shqipëri, përfaqësuan një arritje historike për vendin tonë.

Kurti po ashtu tha se në vazhdën e këtyre zhvillimeve, marrja nën kontroll operacional nga KOSTT-i i Nënstacionit Vallaç përfaqëson një moment të rëndësishëm në konsolidimin e funksionimit unik të sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër