Kurti nderon Ilaz Kodrën në 27-vjetorin e rënies: Do të shkruhet me shkronja të arta në histori

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Marinë të Komunës së Skenderajt, me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilaz Kodra.

Gjatë vizitës, Kurti vendosi lule të freskëta dhe nderoi kujtimin e komandantit të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, duke vlerësuar lart figurën e tij në historinë e luftës çlirimtare.

“Komandanti Ilaz Kodra ra heroikisht para 27 vjetëve, pikërisht kur ishte në prag të ditëlindjes së tij të 33-të… duke e mbrojtur popullsinë civile, ai ra në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se Ilaz Kodra ishte një nga komandantët më të shquar të UÇK-së dhe se kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm në historinë e vendit.

“Ilaz Kodra i ka përngja edhe në sjellje, edhe punë, edhe në organizim Adem e Hamëz Jasharit andaj emri i tij do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e popullit tonë”, tha kryeministri.

Kurti shtoi se sakrifica e dëshmorëve të luftës çlirimtare mbetet kujtesë dhe përgjegjësi për gjeneratat e sotme, duke theksuar se liria dhe shteti i Kosovës janë rezultat i kësaj sakrifice.

Në fund të homazheve, ai nderoi të gjithë luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës që ranë për lirinë e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër