Kurti nga Mitrovica: Ura e re mbi Ibër, me gjatësi 65 metra pritet të përfundojë këtë vit

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha sot kanë qëndruar në Mitrovicë për të parë nga afër punimet në projektin për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që do të lidhë Zhabarin me Gushacin, e cila do të rrisë sigurinë dhe do t’u mundësojë organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se kjo urë përbën një investim të rëndësishëm infrastrukturor, i cili do të përmirësojë ndërlidhjen e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Lexoni të plotë postimin:

Në Mitrovicë pamë nga afër punimet në projektin për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që do të lidhë Zhabarin me Gushacin, e cila do të rrisë sigurinë dhe do t’u mundësojë organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët.

Ajo përbën një investim të rëndësishëm infrastrukturor, i cili do të përmirësojë ndërlidhjen e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Ura është projektuar me gjatësi prej 65 metrash dhe gjerësi prej 22.5 metrash, me katër korsi qarkullimi me nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metrash, në të dyja anët.

Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e dy rreth-rrotullimeve, si dhe të një segmenti rrugor me gjatësi prej 500 metrash.

Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrash dhe gjerësi prej 47 metrash, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës përreth.

Punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe me ritmin aktual ura pritet të përfundojë brenda këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër