Kurti: Opozitës ia ofruam Kryetarin e Kuvendit, ne s’do t’i kishim tri pozita

Nga D. V.
159 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se ka bërë oferta konkrete për tejkalimin e bllokadës politike, raporton Ekonomia Online.

“A e dini për shembull që unë i kam thënë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ‘eja lirisht në vend të Glaukut edhe ecim përpara’. A Glauku ka gati katërfish më shumë vota se Lumir Abdixhiku. Pra proporcionet janë drastike. Oferta jonë është shumë gjeneroze. Ama, nuk janë të interesuar që të zhbllokojnë. Po sillen thuase është viti 2025, kur e mbani mend me atë seancën nuk votoi Albulena Haxhiu. Ka kalu viti 2025, është viti 2026”, tha ai.

Ai shtoi se, sipas tij, opozita ka refuzuar ofertat për bashkëpunim.

“Së është e mundur që i refuzuan. Jo, neve na e ka thënë paraprakisht që ne nuk mund të bashkëqeverisim sepse ju nuk mund t’i keni të tri pozitat. Epo, nëse s’mund t’i kemi tri pozitat, ja po i kemi vetëm dy. Plus që presidenti kur zgjidhet s’mund të jetë anëtar i partisë. Pra, nëse do ta kishin kryetarin e Kuvendit, nuk do t’i kishim tri pozitat. Edhe, mos harroni, me datën 3 shkurt të vitit 2020 kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka liruar vendin Vjosa Osmanit. E kemi bërë edhe më herët këtë rokadë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër