Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Veprimet e tilla nuk na trembin, organet e rendit të veprojnë

Nga Xh M
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranushëm sulmin ndaj kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për deputet, Hysni Mehanit në Skenderaj.

Ai ka thënë se sulmet e tilla nuk i trembin e as nuk i shtyjnë të tërhiqen nga gara politike në asnjë qytet.

“Teksa po përgatiteshim për mbledhjen e Qeveris, na erdhi lajmi se kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, u sulmua me grushte dhe u godit me gotë në kokë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

“Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime ndaj përgjegjësve të këtij sulmi”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër