Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim duon artistike etnomuzikore “Dina e Mel”, Dina Bushiq arbëneshë nga Zara e Kroacisë dhe Melita Ivkoviq.
Duke çmuar lartë performacën e tyre në festivalin e kulturës shqiptare “Ditët e Shqiptarit”, në fillim të këtij muaji, nëpërmjet së cilës sollën në Gjakovë tingujt e vjetër të arbëneshve të Zarës, kryeministri Kurti i falënderoi për kontributin e tyre në hulumtimin, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, muzikës, kulturës dhe trashëgimisë së popullit tonë.
Në takim u diskutua për aspektet e ndryshme të zhvillimit të kësaj trashëgimie, si dhe për lidhjet dhe potencialin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
