Kurti takoi drejtoren e NATO-s për operacione, diskutohet trajnimi i FSK-së

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe aleancës veri-atlantike, si dhe roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kurti falënderoi NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme.

“Faleminderit për angazhimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi mundësitë për trajnime profesionale dhe ushtarake të FSK-së në institucionet e NATO-s, si dhe rritjen e kapaciteteve të forcës sipas standardeve të aleancës.

Ai përmendi edhe performancën e lartë të FSK-së në misione ndërkombëtare, përfshirë Kuvajtin, Belize, Ishujt Falkland, Turqinë, dhe përgatitjet për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO”, tha Kurti.

Nga ana e saj, Hallengren vlerësoi bashkëpunimin dhe angazhimin e FSK-së.

“Falënderoj kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë, si dhe për vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza”, theksoi kryeministri.

Takimi u fokusua gjithashtu në mundësitë e trajnimit për personelin ukrainas në deminim dhe operacione kërkim-shpëtimi, si dhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër