Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

Nga D. V.
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët.

“Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet në mesazhin e Kurtit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër