Kurti uron Ramzanin: Ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë e përmbushje shpirtërore

Nga D. V.
573 e lexuar

Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë, duke i inkurajuar të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet dhe mirësi ndaj të tjerëve.

Shefi i Qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, shkroi se Ramazani është një mundësi për reflektim shpirtëror, përforcim të lidhjeve me komunitetin dhe kultivim të virtyteve si empatia dhe mëshira.

Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, shkroi Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër