Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc

Nga Xh M
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jahoc, 17 maj Zhurnal.mk – Industria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës do të nisë me prodhimin e fishekëve të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm. Ndërsa, në faza të më vonshme do të avancojë edhe me dronë ‘Made in Kosova’. Kështu njofton Zyra e Kryeministrit, pasi i pari i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituan punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës.

“Fabrika, e cila është duke u ndërtuar, është pjesë e zonës prej 19 hektarësh në kuadër të 140 hektarëve për industrinë e mbrojtjes në Gjakovë, të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Si vazhdim i punëve që përfshin shumëfishimin e buxhetit për mbrojtje, në katër vjetët e ardhshme parashihen më shumë se 1 miliard euro, për fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për FSK-në”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër