Reagimi i Speciales për raportin e Anglisë dhe Uellsit, Tromp: Tregon sasi të nervozizmit

Nga Xh M
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 17 maj Zhurnal.mk – Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, ka folur lidhur me Dhomat e Specializuara dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së më Hagë.

Duke iu referuar raportit të Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, ajo tha se është e jashtëzakonshme që gjykata është përfshirë në një reagim publik ndaj një raporti të tillë, duke theksuar se gjykatat e zakonshme nuk ndërmarrin veprime të tilla.

Sipas saj, ky reagim, në një fazë kur ende pritet shpallja e aktgjykimit, mund të shihet si shenjë e një “nervozizmi” nga ana e gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Janë katër pika shumë të rëndësishme për diskutim publik mbi Dhomat e Specializuara, në pritje të vendimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Së pari është goxha e jashtëzakonshme që Gjykata Speciale u përfshi në një reagim publik ndaj një raporti për të drejtat e njeriut, gjykata e zakonshme nuk e bëri një gjë të tillë”.

“Me faktin që gjykata e bëri këtë, përderisa ende pritet shpallja e aktgjykimit, tregonin sasi të nervozizmit nga ana e tyre, ky nervozizëm është i lidhur me dy pika tjera, njëra është se në sistemin e drejtësisë penale ndërkombëtare, në të njëjtën formë si në sistemin drejtësisë penale vendore, në çdo gjykim penal, autoriteti, kredibiliteti dhe legjitimitetit i gjykatës, varet nga ajo se si gjykata e bën vlerësimin e paanshmërisë”, tha ajo në Klan Kosova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër