Kurtit i reagon homologu rumun: Mos e përziej politikën me sport, kot e kthen fajtorin në viktimë

nga D V

Kryeministri Albin Kurti është akuzuar nga homologu i tij rumun, Marcel Ciolacu, se po e përzien politikën me sportin, teksa fajin ua ka lënë vetë futbollistëve kosovarë.

“Është krejtësisht e papranueshme të përzihen politika me sportin, siç po bën tani kryeministri i Kosovës, pas gjestit të ekipit të tij kombëtar të futbollit që braktisi ndeshjen kundër Shqipërisë, duke thënë se do të ushtrojë presion politik dhe diplomatik për të na ndëshkuar!”, ka shkruar Ciolacu në Facebook.

“[Kurti] po mundohet kot të kthejë fajtorin në viktimë dhe – më keq akoma – po kërkon të ushtrojë presion politik mbi forumet e futbollit evropian, duke shpresuar në një vendim iluzor! I them drejtpërdrejt dhe qartë se, sa do që të mundohet, nuk mund të manipulojë me realitetin dhe se gjithsesi po ecën në një rrugë të gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More