“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin live të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

Nga D. V.
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 maj, Zhurnal.mk – Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që gjyqi në Administrative për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado, të transmetohet live.

Mbrojtja e Dados kërkoi që kjo kërkesë të rrëzohej, duke u shprehur se cenohet karriera e të paditurit, ndërsa Ndfreca tha se Kushtetuta përcakton lirinë e medias.

“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, për të pasur sytë nga një seancë gjyqësore, është një parim kushtetues që nuk mund të cenohet. Kushtetua përcakton të drejtën e lirisë së medias. Bëhet fjalë për një akt administrativ nga pala e paditur, por nuk tregoi çfarë cenohet nga ky akt”, tha ndër të tjera avokati Ndreca.

Trupa gjykuese, pasi u tërhoq për të marrë vendimin, vendosi të mos transmetohet live, ndërsa gazetarët do të jenë të pranishëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër