Kuvendi do të shqyrtojë pagat e gjyqësorit, ja data

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë më datë 17 shtator zgjidhjen ligjore për pagat e gjyqtarëve.

Duke folur për çështjen në Komisionin e Ligjeve, Gogu theksoi se Kuvendi do të shprehet mbi këtë situatë me përgjegjësinë që kërkon një vendim i tillë që lidhet me administrimin e financave publike.

“Pagat e pushtetit gjyqësor përcaktohen me ligj nga Kuvendi. Më 17 shtator, Kuvendi do të shqyrtojë zgjidhjen ligjore, në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me përgjegjshmërinë që kërkon çdo vendim mbi financat publike”, tha Gogu.

Më herët këtë të enjte, përmes Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, u kërkua që rastit t’i jepet zgjidhje sa e shpejtë e ngërçit./CNA

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër