Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është paraparë të nisë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

-Deklarimet jashtë rendit të ditës.

-Pyetjet parlamentare.

-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër