Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të enjte nga ora 13:00 do të vazhdojë seanca në rigjykim ndaj Endrit Nikës.

Në seancën e para katër ditëve, të hënën, i akuzuari Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023.

“I pafajshëm 100 për qind”, kishte deklaruar Nika para trupit gjykues.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër