Kuvendi mban dy seanca, njëra i dedikohet Eliot Engelit

Nga D. V.
277 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, ku e para nis në orën 10:00, kurse e dyta në 11:00.

Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Engel vdiq më 10 prill në moshën 79 vjeçare.

Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër