Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

Nga Xh M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 3 maj Zhurnal.mk – Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.

Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër