Lamallari dhe Hita inspektojnë masat për sezonin turistik në Himarë

Nga D. V.
413 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan në Himarë masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Gjatë inspektimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit me pushtetin vendor për garantimin e rendit, sigurisë, ndihmës së menjëhershme dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.

“Siguria nuk është thjesht një detyrim i shtetit, por premtimi ynë për çdo qytetar dhe çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë”, theksoi ministri Lamallari.

Strukturat përgjegjëse po bashkërendojnë punën për garantimin e standardeve maksimale të sigurisë, reagimin e shpejtë në rast situatash dhe përballimin e çdo problematike gjatë sezonit veror.

Lamallari theksoi se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë e qytetarëve apo imazhin e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër