Landi i “West Side Family”: Mora vesh për vdekjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Roland Hysi është i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për karrierën e gjatë, industrinë muzikore si dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr.Florit.

Ai në një moment tregon se si e kuptoi për vdekjen e anëtarit të “West Side Family”.

“Sa u thyet emocionalisht në momentin kur ndërroi jetë Dr.Flori?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha, mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë”, u shpreh ai.

Landi dhe banori aktual i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta.

Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi.

Të njëjtit janë rikthyer në vëmendje të publikut pas futjes së Mirit në BBVA.

@meritonmjekiqi_Ca tha kryeministri Edi Rama per Landin? Kush kujt i hyri n’shtrat – Miri apo Selina? Sa u tronditen pas vdekjes se Dr. Flori… Ke e zgjodhen si artistin e preferum? Rikthimi i kanges “Çike Çike” dhe shume te pathana tjera… Neser, ne oren 20:00
♬ original sound – Meriton Mjekiqi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër