Latifi: Fillon modernizimi i TS Shkupi 2 pas 25 vitesh, investim për siguri dhe stabilitet energjetik

nga D. V.

Shkup, 26 qershor – Në TS Shkupi 2 po zhvillohen me intensitet punimet për zëvendësimin e pajisjeve të tensionit të lartë, si pjesë e strategjisë për modernizimin e rrjetit elektroenergjetik në vend.

Drejtori i përgjithshëm i Sh.A. MEPSO, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale bëri të ditur se sot po kryhet zëvendësimi i ndërprerësit të tretë në transformatorin T1, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të një furnizimi më të sigurt dhe më stabil me energji elektrike për qytetin e Shkupit dhe rrethinën.
“Ky stacion nuk ka pasur një rikonstruim të rëndësishëm për më shumë se 25 vjet. Tani, me punë të përkushtuar dhe me fondet tona, po investojmë në rivitalizimin e tij të plotë”, theksoi drejtori i MEPSO-s.

Ai shtoi se ky projekt është dëshmi e angazhimit për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një sistem energjetik të përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More